Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Mbrojtja e Thaçit synon të dëshmojë mungesën e qëllimit kriminal

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Mbrojtja e Thaçit synon të dëshmojë mungesën e qëllimit kriminal

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, vlerëson se dëshmitë e dëshmitarëve të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasur një qëllim të qartë: të dëshmojnë mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve. Sipas Tromp, zgjedhja e emrave me peshë diplomatike e ushtarake nuk ishte rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëllogaritur të mbrojtjes për të goditur elementin kyç të aktakuzës – “mens rea”, pra qëllimin kriminal. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit. Pas tij ka dëshmuar ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar edhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë...