Hoxha përkujton 27-vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO: Moment përcaktues në histori
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka përkujtuar 27-vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se 27 vjet më parë bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente. “Njëzet e shtatë vjet më parë, bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente. NATO ndërmori Operacionin Allied Force për të ndalur fushatën brutale të dhunës dhe spastrimit etnik të ndërmarrë nga Slobodan Milošević kundër shqiptarëve në Kosovë. Ishte një moment përcaktues, kur dinjiteti njerëzor mbizotëroi mbi frikën, kur përgjegjësia për të mbrojtur jetët e pafajshme tejkaloi hezitimin, dhe kur veprimi i përbashkët dëshmoi se bota e lirë nuk do të qëndronte duarkryq përballë mizorive masive. Në atë moment vendimtar të historisë sonë, Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e saj pa asnjë hezitim. Pavarësisht...
Burimi:
kohajone.com