Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja
Kryetari i dorëhequr i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione për zgjedhjet e reja, por mund të ketë edhe datë tjetër. Duke komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Haradinaj tha se kjo lë “një shije të keqe”. “Një shije e keqe ishte mospjesëmarrja e Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj qeverisës, ndërsa edhe Lista Serbe mungoi në takim, është e pakuptimet mos pjesëmarrja e tyre”, tha Haradinaj. Sipas tij, adresimi për në Gjykatën Kushtetuese është fyerje për vetë procesin. Haradinaj nënvizoi se kjo situatë është rezultat i sjelljes së Vetëvendosjes. “Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është një fyerje në vete, tallje, hajgare me proceset. Ata më së miri e din që afati...
Burimi:
javanews.al