Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka një kandidat për president. Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para nisjes së mbledhjes së kryesisë së partisë që ai drejton, pak orë para përfundimit të afatit për negociatat mes partive për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. “Ne kemi kërkuar paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuar nga PDK, një emër i dinjitetshëm, që nuk do të thotë domosdoshmërisht një emër brenda strukturave të PDK-së, por mund të jetë edhe jashtë tyre, për sa kohë i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president”, tha Hamza. Ai theksoi se aktualisht nuk ka një emër konkret. “Nuk kemi kandidat. Të gjitha janë spekulime. PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje...