“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Njohës të jurisprudencës në Kosovë shprehen optimistë se pas dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm në përfundim të këtij procesi. “Trupi gjykues ka afat tre muaj me mundësi edhe dy muaj të tjerë shtesë që ta shqyrtojë komplet dosjen dhe të marrë vendim. Në bindjen time, me aq sa kemi parë, besoj se do të jetë vendim lirues dhe rikonfirmues që UÇK-ja nuk ka kryer krime, nuk ka pasur qëllim të kryejë krime, nuk ka pasur një strukturë, një hierarki. Për çka natyrisht unë jam optimist që nga qershori, eventualisht nga korriku i këtij viti, do ta kemi epilogun në shkallë të parë të kësaj çështjeje”. Sipas avokatit...