Gjykata Kushtetuese shfuqizon 13 ligje, përfshirë atë për konfiskimin e pasurisë, për shkelje procedurale

Gjykata Kushtetuese shfuqizon 13 ligje, përfshirë atë për konfiskimin e pasurisë, për shkelje procedurale

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar 13 ligje të rëndësishme, përfshirë Ligjin për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, duke argumentuar se Kuvendi kishte shkelur rregullat procedurale gjatë miratimit të tyre në dhjetor të vitit 2024. Vendimi u mor të premten, më 9 janar. Në njoftimin e saj, Gjykata theksoi se ligjet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi konstatoi shkelje të rregullave që lidhen me qeverisjen, ndarjen e pushteteve, vlerat themelore, ushtrimin e funksionit legjislativ, rregulloren e punës së Kuvendit dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas një ankese të paraqitur nga një grup deputetësh të partisë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është shfuqizuar...