Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dalë këtë të mërkurë, 25 mars, me një vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Kështu, Kushtetuesja i ka dhënë Kuvendit edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri, duke e rrëzuar dekretin e Osmanit. Por, nëse brenda 34 ditësh, deputetët nuk e zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi shpërndahet. Në rast të një skenari të tillë, Kosova do të duhet të mbajë zgjedhje të reja edhe njëherë tjetër, brenda 45 ditësh.