Gjetën trupin e 30-vjeçarit në liqenin e Ulzës, marrin medalje pjesëtarët e FSK-së

Gjetën trupin e 30-vjeçarit në liqenin e Ulzës, marrin medalje pjesëtarët e FSK-së

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët ishin në operacionin për gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos, u dekoruan me medalje. Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari i dekoroi ata me medaljen “Shërbim Vetëmohues”. “Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qenë në operacionin e kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim JASHARI priti në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës...