FOTO/ Nuk i ndal as bora, mijëra qytetarë në protestë! Kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kosova Lajme E Martë, 17 Shkurt 2026 14:42 Sot në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ”Skënderbeu” në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. Mijëra shqiptarë nuk i ndali as moti i keq dhe dëbora që ka përfshirë Prishtinën.
Burimi:
kohajone.com