Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shkruan se presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta si paqja rajonale dhe zhvillimi ekonomik. “Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, shkruhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.