Fitorja e thellë e Kurtit, diplomati Bimo: Populli përdori mençurin, u plotësua standardi demokratik

Fitorja e thellë e Kurtit, diplomati Bimo: Populli përdori mençurin, u plotësua standardi demokratik

Kosova E Hënë, 29 Dhjetor 2025 21:47 Diplomati Roland Bimo e sheh lehtësim për vendin rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke theksuar se elektorati ishte ai që zgjidhi ngërçin politik, në një kohë kur klasa politike kishte dështuar të arrinte kompromis. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Bimo vlerësoi procesin zgjedhor për respektimin e standardeve ndërkombëtare, por paralajmëroi kundër triumfalizmit të tepruar pas rezultatit. “Është një fitore për popullin e Kosovës për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për plotësimin e standardeve demokratike. Por të gëzohemi vetëm pse dimë të votojmë do të thotë ta vendosim stekën shumë ulët,” tha Roland Bimo. Sipas tij, pas më shumë se tri dekadash demokraci, Kosova nuk duhet të kënaqet vetëm me zhvillimin korrekt...