Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije sot në 20 janar se Kosova dhe Ishujt Bahamas kanë finalizuar një marrëveshje të rëndësishme që parasheh heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e të dy shteteve, duke hapur kështu rrugën për lëvizje më të lirë mes dy vendeve. Lajmi është bërë publik përmes një postimi në platformën X, ku Osmani ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot në Uashington, nga përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës dhe Ishujve Bahamas. Sipas saj, ky akt përbën një hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. “Marrëveshja për përjashtimin reciprok nga vizat për qytetarët e Kosovës dhe Ishujve Bahamas është nënshkruar sot në Uashington, D.C., nga ambasadorët përkatës të dy shteteve”, ka shkruar presidentja. Osmani thekson se ky...
Burimi:
javanews.al