Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se partitë opozitare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët për ta sfiduar mazhorancën e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për president. Brenda kësaj partie nuk fshihet preferenca që kandidatura të jetë e kryetarit në largim, Ramush Haradinaj. Megjithatë, nga AAK bëhet e ditur se deri më tani nuk ka pasur bisedime konkrete me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për një kandidaturë të tillë. “Ne nuk e kemi të fshehur, as sekret, qëllimin tonë që z. Haradinaj me qenë president por nuk është diskutuar, nuk ka qenë kurrë temë, e para çfarë duhet të diskutojmë ne është që a do ta sfidojmë këtë shumicë edhe me një kandidat tonin apo do të kalojmë si herën...