“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës
Në seancën e fundit gjyqësore që po zhvillohet për vrasjen e Liridona Ademajt, kanë dalë detaje të reja e tërësisht tronditëse, që lidhen me natën e ngjarjes. Njëri nga të akuzuarit kryesorë, Kushtrim Kokalla, është para trupit gjykues duke prezantuar mbrojtjen e tij. Ai ka treguar se në natën kur u krye krimi, sipas kujtimeve të tij, Naim Murseli i kishte thënë fjalët “e kreva punën”. Kokalla tha se kjo deklaratë e kishte shqetësuar, por nuk kishte dashur të përzihej. “Po më kujtohet që ma ka thënë këtë dhe i kam thënë mos më fol për këto gjëra mua, as nuk më ka interesuar”, është shprehur ai para gjykatës. Gjithashtu, Kokalla u pyet nëse kishte patur kontakte me Granit Plavën pas ngjarjes së rëndë, apo nëse...
Burimi:
javanews.al