Dyshime për manipulim të votave, ndalohen disa komisionerë në Prizren
Mbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në Prizren janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës në këtë komunë. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij” ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas informacioneve të deritanishme ka edhe të arrestuar, ndërkohë mësohet se ka edhe të ndaluar. Dyshimet kanë të bëjnë më keqpërdorimin e votave në Prizren. Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.
Burimi:
vizionplus.tv