Djali i Hashim Thaçit në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend

Djali i Hashim Thaçit në Hagë: Numëroj ditët deri kur babi të dalë nga ky vend

Kosova E Mërkurë, 14 Janar 2026 17:35 Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë te babai i tij, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se 5 vitesh. Takimi është zhvilluar në qendrën e paraburgimit ku ish-presidenti po qëndron në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Pas vizitës, Endrit Thaçi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur shpresë dhe optimizëm për lirimin e të atit dhe bashkëluftëtarëve të tij.