“Ditë vendimtare”, sot mbyllet kapitulli i dosjeve në Hagë
Kosova E Hënë, 19 Janar 2026 11:06 Dosjet përfundimtare në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dorëzohen sot në Gjykatën Speciale në Hagë. Materialet përkatëse do t’i paraqiten trupit gjykues nga Prokuroria, përfaqësuesi i viktimave, si dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pas dorëzimit të dosjeve, procesi hyn në fazën e fjalëve përfundimtare, të cilat pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt. Me përfundimin e kësaj faze, procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 dhe deri në këtë fazë të procedurës nuk kanë pasur mundësi lirimi nga paraburgimi. Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të ketë një afat...
Burimi:
kohajone.com