Dilemat për Osmanin, llogaritë e Kurtit dhe rreziku i zgjedhjeve të reja
Kosova E Mërkurë, 4 Mars 2026 14:38 Kosova vijon të jetë pa një emër për presidentin e ri, ndërsa marrëveshja politike mes partive ende mungon. Një analizë e publikuar nga Kallxo ngre disa pikëpyetje për situatën politike, mes tyre edhe pse deri tani nuk është propozuar për një mandat të dytë presidentja aktuale, Vjosa Osmani. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afateve kushtetuese, vendi rrezikon të përballet me një krizë të re politike, në një moment kur institucionet sapo janë konsoliduar pas formimit të Kuvendit dhe qeverisë. Profesori i shkencave politike, Dritero Arifi, thotë se fakti që ende nuk është propozuar asnjë kandidat lidhet me kalkulimet politike të kryeministrit Albin Kurti. “Pra të asaj se i gjithë faji nëse shkohet në zgjedhje dhe nuk votohet kandidatja...
Burimi:
kohajone.com