Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar disa kohë më parë se mund të zhvillohet një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas saj këtë e favorizon edhe vendimi i Kosovës, e cila pranoi të përfshijë masa lehtësuese për serbët në Ligjin për të Huajt dhe për Automjete. Nisur nga zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi, rikthimi në një tryezë i Kurtit dhe Vuçiçit shihet i vështirë. Në Kosovë, pritet që Gjykata Kushtetuese të japë një interpretim për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Nga ana tjetër, skena politike në Serbi vazhdon të dominohet nga kërkesat për zgjedhje, të cilat vijojnë të mbeten në fokus të zhvillimeve të fundit. Në...
Burimi:
javanews.al