Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e
Policia e Kosovës ka njoftuar këtë të mërkurë, më 4 mars, se ka vënë në pranga reperin Gramos Krasniqi, të njohur ndryshe me emrin e skenës “Mossi”. Reperi ishte në kërkim për veprën penale “lëndim të lehtë trupor”, pasi akuzohet se ka dhunuar gazetarin e Gazetës Nacionale, Burim Pacollin. Incidenti ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë, ku sipas medias së Kosovë Kallxo.com, gazetari Burim Pacolli ishte sulmuar nga disa persona. “Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Prishtinës më 02.03.2026. Sot dy...
Burimi:
javanews.al