Detaje nga ngjarja në Gjakovë, 38-vjeçari i vrarë, xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip

Detaje nga ngjarja në Gjakovë, 38-vjeçari i vrarë, xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në Gjakovë, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Lajmi u bë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga familjarët e tyre, shkruajnë mediet në Kosovë. Më herët i ndjeri kishte njoftuar për aksidentin e rëndë në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekur nëna dhe motra e Elijonës. Ndërkaq, vetë Elijona ende nuk ka bërë ndonjë reagim publik mbi tragjedinë që e ka prekur familjen.