Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Dallime dhe krisje/ Vjosa Osmani flet për raportin me Albin Kurtin: Rrugët mund t’i kemi ndryshe…
Dallimet dhe krisjet e raporteve mes saj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e para e vendit i cilëson normale. E ftuar në emisionin Kiks Kosova, Osmani tha se raportin që ka ajo me kryeministrin në detyrë pasqyron sinqeritet dhe besim të ndërsjellë. Pavarësisht dallimeve në mendime e qëndrime, Vjosa Osmani thotë se me Kurtin kanë pasur gjithnjë qëllimin e vetëm që të punojnë në të mirë të vendit “Çka është me rëndësi është që nuk kemi dalluar kurrë me qëllimin tonë në raport me vendin. Qëllimi gjithmonë ka qenë ta kemi një Republikë të fortë, një republikë sovrane në çdo milimetër të territorit tonë dhe këtë e kemi arritur me shumë mund, me shumë sakrificë, me shumë angazhim, nuk ka qenë fare e lehtë....