Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00. Me 28% të kutive të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi 47% ose 96 mijë vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.21% apo mbi 38 mijë vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.92%, që përkthehet në mbio 28 mijë vota. Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e...