Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Sot më 28 dhjetor 2025 mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ndërsa skenës politike i mungojnë ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë, mes tyre Hashim Thaçi. Gazetarja Klesiana Omeri raporton për Klan News nga vendlindja e Thaçit, Buroja e Skënderajt, në lidhje me atmosferën zgjedhore në këtë fshat. Ajo tha se Buroja ka mbi 1000 banorë dhe se interesi për të votuar ka qenë tepër i lartë. “Temperaturat në Skënderaj janë shumë të ulëta. Edhe era është e fortë këtu. Është fshat me mbi 1000 banorë. Ka numër të lartë të votuesve në qendrën e votimit në fshat. Për disa orë ka pasur ndërprere të energjisë elektrike këtu në Burojë dhe tashmë problemi është zgjidhur dhe energjia është rikthyer. Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në...