Bllokada e kufijve godet bizneset e Kosovës

Bllokada e kufijve godet bizneset e Kosovës

Bllokada e pikave kufitare nga transportuesit e rajonit ka ndaluar qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen, duke ndikuar drejtpërdrejt në importet dhe eksportet e Kosovës. Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë, përballen me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare. Ekspertët paralajmërojnë për mundësinë e rritjes së çmimeve, duke nënvizuar nevojën për politika mbrojtëse dhe stimuj për prodhuesit vendorë. Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve të rajonit dhe të BE-së: produktet e saj për në Britani të Madhe nuk kanë mundur të nisen sipas planit. Drejtuesi i kompanisë, Ramiz Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai është eksportues i rregullt dhe, sipas...