“Betohem në fëmijët e mi”/ Dëshmia e fortë e Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt
U mbajt këtë të enjte në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë çështje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjatë dëshmisë së tij, i akuzuari Naim Murseli deklaroi se gjatë viteve të martesës me Liridonën kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në vrasjen e saj. “Kemi pasur 11 vite martesë me Liridonën. Si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë. Ka qenë një grua e mrekullueshme, nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhej nënë dhe kishte vështirësi për të mbetur shtatzënë, por më pas iu realizua ëndrra dhe u bë nënë, ndërsa...
Burimi:
ntv.al