BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve

BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve

Kosova E Martë, 30 Dhjetor 2025 17:01 Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dhënë qëndrim pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Ato përcjellin thirrjen e Bashkimit Evropian për një formim të shpejtë të institucioneve, ndërsa vlerësojnë se procesi zgjedhor reflektoi demokracinë në vend. “Pas bllokadës politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, presim formimin e shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të shtojë përpjekjet për reformat e domosdoshme lidhur me BE-në. Bashkimi Evropian vlerëson pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike”. Ndërsa për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian...