BE-ja uron Kurtin për Qeverinë e re, përmend dialogun me Serbinë dhe Planin e Rritjes

BE-ja uron Kurtin për Qeverinë e re, përmend dialogun me Serbinë dhe Planin e Rritjes

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit. Përmes një postimi në X, Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë. Mes tjerash, Kallas e ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave. “Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej qindra miliona eurove dhe të ketë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Kallas. Kurtin e ka uruar edhe Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila...