Baton Haxhiu: Osmani ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK

Baton Haxhiu: Osmani ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK

Analisti Baton Haxhiu ka folur për krizën e re në Kosovë, pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit. Haxhiu tha se Vjosa Osmani është e vetmja që ka fuqinë të marrë vota nga Vetëvendosja për t’i çuar te LDK. “Tani jemi në një krizë, ajo zgjat deri në 21 Mars. Do të vendoset kur do të ketë zgjedhje. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme. Tani beteja është për fajësimin, kush është fajtor për këtë situatë. Sado Kurti përpiqet ta gjejë te Vjosa apo Rama apo Grenell, është për të ardhur keq që jetojmë ende në gjendje të jashtëzakonshme dhe kjo gjendje është me këtë qeveri”, deklaroi Haxhiu. Lidhur me idenë që ka hedhur Vjosa Osmani, që Presidenti të zgjidhet nga populli, Haxhiu tha se kjo është e...