Ballkani në rrezik nga lufta në Lindjen e Mesme? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria
Kosova E Shtunë, 14 Mars 2026 15:45 Lufta në Lindjen e Mesme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk po kalon pa u ndjerë edhe në Ballkanin Perëndimor. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se vendet e rajonit, mund të përballen me pasojat e konfliktit, por sipas tyre, rreziku i sulmeve konvencionale është i kufizuar. Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, tha për REL se Republika Islamike i ka mundësitë të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi drejt Ballkanit. Por ato më parë duhet të kalojnë mbi territorin e vendeve të NATO-s si Turqia dhe Greqia, që disponojnë sisteme mbrojtëse kundërajrore. Eksperti më shumë e vendos theksin tek rreziqet indirekte si i faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi apo zhvendosja e vëmendjes së...
Burimi:
kohajone.com