“As me Rubion e as me Shën Pjetrin”, deklarata shpërfillëse e Vuçiqit për njohjen e Kosovës

“As me Rubion e as me Shën Pjetrin”, deklarata shpërfillëse e Vuçiqit për njohjen e Kosovës

Kosova E Diel, 1 Mars 2026 16:50 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar me ironi dhe tone përçmuese ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke deklaruar se nuk do të bisedonte për Kosovën “as me Rubion e as me Shën Pjetrin”. Deklarata u bë gjatë një qëndrimi në Astana, ku Vuçiq u pyet nga gazetarët për pretendimet e ish-diplomatit serb Nebojsha Vujoviq, lidhur me një dokument të supozuar amerikan për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vujoviq kishte pohuar se gjatë një vizite në Washington, ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i ishte paraqitur një dokument nga Rubio, që sipas tij lidhej me njohjen e Kosovës. Vuçiq i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke minimizuar edhe takimin mes Gjuriqit dhe Rubios, të cilin...