“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

Koloneli Dilaver Goxhaj, ish-zv/shefi i Shtabit të UÇK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se lufta çlirimtare e Kosovës ndihmohej me armatim nga Shqipëria. “Na kërkoi Clark një informacion andej nga fundi i muajit maj për çështjen e genocidit që po bënte Serbia në Kosovë dhe ma ngarkuan mua këtë detyrë ta bëj dhe ia dërguam. Vetë Clark deklaroi: Shqipëria priti në raport me popullsinë sikur të priste Gjermania 29 milionë refugjatë. Kjo tregon që kemi një popull heroik. Të gjithë armatimin ne e morëm nga Shqipëria. Armatimi erdhi komplet nga Shqipëria, madje në një rast kur kemi qenë në front, kërkuan municion ushtarët se mbaroi municioni. Erdhi arka e metalike me fishekë dhe jam befasuar, shkruante...