Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

Gazetari i njohur kosovar Berat Buzhala ka reaguar lidhur me mungesën e qëndrimeve zyrtare nga institucionet e Kosovës për anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”.  Përmes një postimi, Buzhala ngre pikëpyetje mbi heshtjen totale të qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tij, zakonisht ka opinion për pothuajse çdo çështje globale, por këtë herë nuk ka thënë asnjë fjalë për një zhvillim të tillë.  “E qysh, bash asnjë reagim të qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes? Asnjë fjalë e Kurtit?”, shkruan Buzhala, duke e cilësuar situatën si të çuditshme.  Ai shtron gjithashtu edhe një pyetje tjetër thelbësore, nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsultuar qeverinë përpara se të ndërmerrej një hap i tillë apo jo.