Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh përgjegjësi, të marrësh vendime dhe të kuptosh pasojat. Kosovën, përvjetori jubilar e gjen me pasiguri e dilema, që e sfidojnë çdo “të rritur”, por edhe me arritje e fitore, që i japin të drejtën të mburret. Hija që druhej se do ta ndiqte, u zhduk vetëm gjashtë ditë para përvjetorit: më 11 shkurt, pas gati një viti me institucione në detyrë, Kosova konstituoi përbërjen e re të tyre. Periudha e bllokadës nuk ishte thjesht një vonesë procedurale, por një boshllëk që paralizoi vendimmarrjen, ngushtoi hapësirën për veprim dhe e la shtetin në pritje të vetvetes. Zvarritja nuk ishte as e rastësishme. Në 18 vjetët e kaluar, inatet politike, përplasjet e brendshme dhe interpretimet selektive të rregullave – të krijuara...