Analiza e DW: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit në Kosovë

Analiza e DW: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit në Kosovë

Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit, të cilat kanë zëvendësuar mesazhet politike. Kosova zhvillon zgjedhjet e përsëritura parlamentare të dielën, më 28 dhjetor, vetëm dhjetë muaj pas zgjedhjeve të fundit të rregullta, të cilat u pasuan nga dy tentativa të dështuara për formimin e qeverisë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mbi dy milionë qytetarë që jetojnë në Kosovë janë certifikuar për të votuar. Shumë...