Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Nga bojkotimi i mediave të Kosovës e sulmet ndaj gazetarëve, në prani më të madhe në to. Nga përdorimi i termave “hajvanë” e “hajvanat”, me premtimin për një gjuhë më të matur dhe bashkëpunuese me partitë e tjera të mëdha shqiptare. Këto janë vetëm disa ndryshime në qëndrime që u vunë re gjatë paraqitjeve të fundit në media të eksponentëve kryesorë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përfshirë edhe kreun, Albin Kurtin. Periudha kur janë bërë këto deklarata në studiot televizive është me rëndësi: kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Njohësit e zhvillimeve politike, në parim, nuk e shohin ndryshimin si diçka të keqe, por në rastin konkret besojnë se moderimi i diskursit është strategji e LVV-së...