Ambasadori Petrit Malaj: Bëni kujdes, pajisuni me zinxhirë e goma dimërore për të hyrë në Kosovë

Ambasadori Petrit Malaj: Bëni kujdes, pajisuni me zinxhirë e goma dimërore për të hyrë në Kosovë

“Jemi në dimër dhe Kosova është e mbuluar nga bora.Shumë qytetarë nga Shqipëria 🇦🇱 vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës.Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën!Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes:Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve.Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi...