“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë
Ai vuri në dukje se aleanca ushtarake nuk bëhen që të ndërtohen fabrika municionesh apo pajisjesh të tjera, pasi ky është bashkëpunim ushtarak. “Ajo çka ne flasim, veçanërisht kur në takim janë shefat e shtabeve të përgjithshëm, ata nuk bisedojnë për blerje, armësh por për strategjinë dhe taktikat e veprimeve ushtarake dhe si të ecet në sulm, si të mbrohen, cilat janë drejtimet e mundshme ofensive e difensive. Ajo çka thonë se nuk është kërcënim, ndërsa bëhet fjalë për aleancë ushtarake dhe çdo aleancë e tillë është kërcënim që drejtohet kundër dikujt”, deklaroi Vuçiç. “Ky është kërcënim i madh për qytetarët e Serbisë dhe popullin sërb në tërësi. Shumë më i madh nga sa mund t’a shikojnë disa. Kam më shumë të dhëna informative dhe...
Burimi:
javanews.al