‘Aleanca me Amerikën është rruga e vetme’/ Osmani ndan foton nga takimi me Trump në Davos

‘Aleanca me Amerikën është rruga e vetme’/ Osmani ndan foton nga takimi me Trump në Davos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sot në Davos. Osmani mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Bordit të Paqes, nismë e cila kryesohet nga shefi i Shtëpisë së Bardhë. Numri 1 i shtetit të Kosovës thekson rëndësinë e aleancës strategjike me SHBA-në. Në mesazhin e saj, Osmani shprehet se “aleanca me Amerikën është rruga e vetme për Kosovën”.