Albin Kurti me vesin shqiptar të ligësisë ndaj Vjosa Osmanit

Albin Kurti me vesin shqiptar të ligësisë ndaj Vjosa Osmanit

Nga Nikoll Lesi- Në Kosovë ka edhe pak ditë për emrin e kandidatit për President. Gjasat duken se nuk do ta rikandidojë Vjosa Osmanin, partia e Albin Kurtit. Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi – në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh. “Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askënd, sepse edhe nëse i mbledhim mund të arrijmë në numrin 66. Nuk e mbërrijmë dot 80-shin. Mund të nxjerrim kandidat, por 66 është shumë larg 80. Është e dëmshme të nxjerrim kandidat kur kemi ngelur te numri 66”, tha Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, këtë të martë. Zgjedhja e Presidentit bëhet me tre raunde, ku në dy...