Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Në fillim e përshëndeti një robot kinez, më pas prezantoi strategjinë kombëtare “Serbia 2030”. Presidenti Aleksandër Vuçiç tregoi hapur oreksin e tij territorial, duke përfshirë dhe Kosovën si pjesë të hartës politike dhe ushtarake të vendit të tij, pavarësisht se pretendoi se nuk kërkon luftë, por vetëm paqe. “Kushtetuta e Republikës së Serbisë thotë pa mëdyshje se Kosova është një krahinë autonome brenda Serbisë. Kjo është shkruar edhe në Kartën dhe në rezolutën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht nëse disa në botë e pranojnë apo jo. E vetmja zgjidhje për Kosovën është biseda! Pa konflikte apo luftë, por dialogu, dhe vetëm dialogu… Fatkeqësisht, sot nuk kemi partner për bisedime, dëshira e tyre e vetme është dëbimi i serbëve nga atdheu i tyre shekullor. Ne duhet...