Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025. Mediat nga Kosova bëjnë me dije se nisja e verifikimeve ka ardhur pas shqetësimeve mbi ndryshimet në sasinë e pasurisë së deklaruar në formularët zyrtarë të zyrtarëve publikë. Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 tregojnë lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka shtyrë Agjencinë të ndërmarrë verifikime të mëtejshme sipas ligjit në fuqi. Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë...
Burimi:
kohajone.com