Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj
Kosova E Mërkurë, 14 Janar 2026 19:26 Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se ka ofruar dorëheqjen e tij, duke thënë se ky është “hapi më moral që një kryetar mund ta marrë”. Ai bëri të ditur se pas një diskutimi prej 5 orë e gjysmë me anëtarë dhe struktura të partisë, është arritur një qëndrim i përbashkët, që sipas tij pasqyron vullnetin e “shumicës dërmuese”, raporton KosovaPress. Abdixhiku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë dhe reflektimit, duke theksuar se vendimi tashmë nuk është më i tij, por i LDK-së. “Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë....
Burimi:
kohajone.com