A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Analistët politikë thonë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta prodhojë edhe një sfidë të re politike me potencial bllokues. Bazuar në rezultatet e 28 dhjetorit, situata nuk është e thjeshtë. Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),...