A ka shanse të rizgjidhet Presidente Vjosa Osmani?

A ka shanse të rizgjidhet Presidente Vjosa Osmani?

Çfarë pritet nga legjislatura e dhjetë? Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit. Por, disponimin e njëjtë nuk duket se e kanë ata që duhet t’ia japin votën. Momentalisht, Kosova nuk e ka një legjislaturë të re në Kuvend, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe pritet t’i certifikojë ato shpejt. Ndërkohë, numërimi mbrapsht ka nisur: Deputetët duhet ta votojnë deri më 4 mars emrin e presidentit për mandatin e ri, në të kundërtën vendi i rrezikon edhe një palë zgjedhje të parakohshme. Për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), partinë që ka fituar mbi 51 për qind të votave në parlamentaret e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjedhja e presidentit përbën prioritetin...