30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet sot në Gjykatën Speciale në Hagë përmes së cilës kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Rezoluta do të dorëzohet nga veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale i cili tre vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane. Deputetët nënshkrues të Rezolutës janë nga të gjitha partitë politike zvicerane. Rezoluta kërkon nga qeveritarët një gjykatë për drejtësi, të paanshme dhe të barabartë. /KosovaPress/