20 vjetori i vdekjes se Ibrahim Rugovës, Osmani: Bashkoi kauzën për liri
Këtë të mërkurë shënohet 20 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Ai vdiq më 21 janar 2006, në moshën 62-vjeçare derisa ende mbante postin e presidentit. Në ditën kur janë mbushur dy dekada që nga vdekja e Rugovës, krerët shtetëror e nderuan atë me homazhe pranë varrit. E shoqëruar me familjen e ish-presidentit, Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, tha se ai unifikoi gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri. “Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë”, u shpreh Osmani. “Falënderoj shumë presidenten Osmani për këtë ceremoni që realizoi për nder të presidentit historik...
Burimi:
ntv.al