Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, Osmani bisedë ‘kokë më kokë’ me Trump

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, Osmani bisedë ‘kokë më kokë’ me Trump

DONALD TRUMP DHE VJOSA OSMANI DAVOS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë. Gjatë prezantimit të Bordit të Paqes nga ana e Trump, ra në sy mungesa e liderve të BE, ndërsa 19 kryetarët e shteteve të pranishëm, iu përkisnin kryesisht vendeve të lindjes. NENSHKRIMI I MARREVESHJES Gjatë fjalës së tij, përpara nënshkrimit të marrëveshjeve, Trump iu është përgjigjur kritikëve të Bordit të Paqes, teksa tha se ai ka potencialin të jetë “një...