Kosova jashtë FARA-s amerikane, gati 2 vjet pa asnjë lobim
foto ilustruese KOSOVË- Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shfaq muajt e fundit si një ndër figurat më aktive në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja e saj në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën dhe takimet me presidentin amerikan, Donald Trump, me shtrëngime duarsh dhe biseda vesh më vesh, kapën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Vendi me rreth 1.5 milion banorë tregoi se diplomacia aktive mund ta mbajë atë të dukshëm. “Është një nismë historike, me një vizion të qartë: për të sjellë më shumë paqe dhe siguri në botë”, tha Osmani pasi nënshkroi Kartën e Bordit të Paqes më 22 janar. Kjo nismë nuk u prit pa dilema. Demokraci si Franca dhe Gjermania e...
Burimi:
zeri.ai