Kosova dhe Shqipëria, ndër aplikuesit kryesorë për ribashkim familjar në Gjermani këtë vit

Kosova dhe Shqipëria, ndër aplikuesit kryesorë për ribashkim familjar në Gjermani këtë vit

Bota E Premte, 26 Dhjetor 2025 12:00 Procesi i bashkimit familjar në Gjermani ka njohur rritje sfidash vitet e fundit, por sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit. Megjithë shtrëngimin e ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit CDU/CSU dhe Socialdemokratëve në Berlin, gjatë vitit 2025 janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Konkretisht, deri në fund të nëntorit, Ministria e Jashtme raportoi se 101.756 viza u dhanë për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Ndër to, numri më i madh i vizave u dha për qytetarët turq (14.907) dhe sirianë (13.148), të ndjekur nga indianët (9.286), kosovarët (7.143) dhe shqiptarët (4.426). Ligji gjerman për...